Arkeologët në Egjipt kanë rihapur për publikun një ‘varr të mallkuar’ që mban eshtrat e njerëzve që ndërtuan piramidën e Gizës.

Kjo është hera e parë që varri hapet për vizitorët që kur u zbulua 30 vite më parë.

Zona daton 4,500 vjet më parë dhe ndodhet në një mal afër piramidës së Gizës.

Vendi i zbuluar mban një varrezë të punëtorëve, së bashku me varret e mbikëqyrësit të pallatit mbretëror, mbikëqyrësit të punëtorëve të ndërtimit dhe një njeriu me rëndësi që ishte varrosur bashkë me punëtorët.

‘Varri i mallkuar’ ishte mbyllur që në vitin 1990.

/tvklan.al