Hapet zjarr në drejtim të 27-vjeçarit

Hapet zjarr në drejtim të 27-vjeçarit

12:08 28/09/2019

I riu plagoset në rrethana të paqara

Një 27-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri këtë të shtunë në Lezhë. Ngjarja sipas policisë, ndodhi rreth orës 11:05, në rrethana ende të paqarta.

I plagosuri është një 27-vjeçar me iniciale S.N., banues në Ishull Lezhë. Ai është transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, autoritetet policore kanë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi