Një i ri ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të diele në qytetin e Peshkopisë. Ai është një 32-vjeçar me iniciale V.K, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shkak për ngjarjen e ndodhur rreth orës 18:40 minuta, sipas policisë, është bërë një konflikt për motive të dobëta mes të plagosurit dhe një 33-vjeçari me iniciale A.Sh.

Pasi e qëlloi 32-vjeçarin me pistoletë, autori i dyshuar u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes. Aktualisht forcat e policisë po punojnë për kapjen e tij, ndërsa grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.

/tvklan.al