Plagoset 53-vjeçari, arrestohet i riu

Posta

Plagoset 53-vjeçari, arrestohet i riu

11:39 24/09/2019

Konflikti për motive banale

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Kavajës pasi një i ri ka hapur zjarr me breshëri automatiku duke lënë të plagosur një 53-vjeçar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11 e 10 minuta të së martës, pranë bashkisë së vjetër në Kavajë, kur 53-vjeçari Rexhep Tare ishte në lokalin e tij, por u gjend nën breshërinë e plumbave dhe mbeti i plagosur. Pas kësaj në pranga është vënë 31-vjeçari Fitim Baboçi.

Ngjarja mund të kishte përmasa më tragjike, por ndërhyrja e dy qytetarëve ka neutralizuar Baboçin, duke i marrë nga duart edhe armën e zjarrit. Më pas uniformat blu kanë shkuar në vendngjarje duke arrestuar në flagrancë të riun.

Sipas policisë, Baboçi dhe Tare janë konfliktuar verbalisht një ditë më parë me njëri-tjetrin, por paraditen e së martës sherri degjeneroi në përdorimin e armëve. Si pasojë e të shtënave janë dëmtuar edhe xhamat e disa bizneseve përreth, por në të njëjtën kohë është rrezikuar jeta e kalimtarëve të rastit.

Policia po heton në lidhje me zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe pritet të marrë dëshmitë e familjarëve, të personave të përfshirë në këtë konflikt me armë.

Autori njihet nga policia si person konfliktual dhe me problem të shëndetit mendor.

Tv Klan


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT