Petrit Biba, një 30-vjeçar i cili mbrëmjen e kësaj të premteje mbeti i plagosur me armë zjarri, ka ndërruar jetë. I riu nga fshati Rubik i Mirditës u plagos rreth orës 20:25, në afërsi të hidrocentralit në fshatin Vrrithë, në Pukë.

Ai u nis në gjendje të rëndë drejt spitalit të Shkodrës për ndihmë më të specializuar mjekësore, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe humbi jetën pak kohë më vonë.

Mbeten të paqarta rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje, ashtu sikurse edhe autorët e saj. Në një njoftim paraprak për mediat, policia e Shkodrës tha se një grup hetimor që po punon për sqarimin e rrethanave të saj, identifikimin dhe kapjen e autorëve./tvklan.al