Hapja e pikës doganore të Kosovës në portin e Durrësit ka mbledhur bashke autoritetet të larta nga Tirana e Prishtina. Kryeministri Edi Rama dhe koordinatori i 2 qeverive Fatmir Limaj e shohin konkretizimin e këtij premtimi të bërë në mbledhjen e 2 qeverive në Pejë, si një fakt qe ju jep përgjigje kujt i cilësoi këto takime të dy kabineteve, si fasadë.

Ministri në ikje i Financave, vlerëson rritjen e shkëmbimeve tregtare mes 2 vendeve.

Hapi radhës që vjen si mundësi më e mirë e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave në pikat kufitare të dy vendeve, Rama lajmëron se është plani i tij për Shengenin, që pritet të nisë nga zbatimi në Pranverë.

Nga sot, të gjitha mallrat të cilat kanë si destinacion tregun e Kosovës do të kontrollohen nga agjentët doganorë kosovarë, të cilët tashmë do të kenë zyrën e tyre në Portin e Durrësit.

Tv Klan