Hapet zyra e Europol në Policinë e Shtetit – TV KLAN

Hapet zyra e Europol në Policinë e Shtetit

Lleshaj: Hapja e zyrave të Europl, intesifikon bashkëpunim me BE

Shqipëria është vendi i parë në rajon që EUROPOL do të ketë një zyrë të posaçme për shkëmbimin e informacionit mes policisë shqiptare dhe agjentëve të Europolit në vendet e BE. Ruajtja e rendit dhe sigurisë kryesisht në trafiqet e paligjshme tashmë do të mund të hetohet në Shqipëri nëpërmjet oficerit të kontaktit në policinë shqiptare.

Për ministrin Lleshaj hapja e zyrave të EUROPOL në Tiranë do e intensifikojë akoma më shumë bashkëpunimin e vendit me BE.

Ministër i Brendshëm Sandër Lleshaj: Jam i bindur se hapja e zyrave do e intensifikojë më shumë bashkëpunimin me BE. Shqipëria është në një moment historik. Vetingu në policinë e shtetit është një tjetër zhvillim i cili garanton një strukturë policie për të përmbushur me sukses misionin e saj të rëndësishëm. Pas FRONTEX edhe EUROPOL vjen në momentin e duhur. I garantoj stafit të EUROPOL mbështetjen e qeverisë shqiptare. Gjatë këtij viti operacionet janë bërë shumë të shpeshta duke dhënë edhe rezultate të mira.

Për ambasadorin e Bashkimit Europian Luigi Soreca bashëkupunimi i Policisë Shqiptare me Europol është një hap drejt BE dhe hapjes së negociatave.

“Policia e Shtetit shqiptar është e aftë për t’u angazhuar në shumë operacione policore me partnerët europian. Ky operacion ndihmon edhe në angazhimin e Shqipërisë në fushën e sigurisë por edhe në procesin e hapjes së negociatave me BE. Unë jam shumë krenar që po e shoh një gjë të tillë në Shqipëri dhe jam më shumë i bindur se puna e EUROPOL do jetë shumë e mirë në bashkëpunimin me policinë shqiptare. Ne do të ndihmojmë Shqipërinë për të pasur më shumë rezultat. Edhe mbështetja në aspektin teknologjik është mjaft e rëndësishme për të çuar në një tjetër nivel bashkëpunimin dhe sigurinë në vend”.

Gjatë viteve të fundit, policia shqiptare ka marrë pjesë në operacione të përbashkëta me EURPOL në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të lëndëve narkotike, luftës kundër terrorizmit dhe migracionit të paligjshëm. Pak ditë më parë  Europol goditi 17 grupe kriminale që prodhonin ilaçe të falsifikuara dhe substanca të dopingut, ky operacion u shtri edhe në Shqipëri ku u sekuestruan 175 kg morfinë.

Tv Klan

Kategori
AktualitetLajmet KryesoreTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*