Juventusi bëri një hap fals duke barazuar 1 – 1 të mërkurën në fushën e Krotones në takimin e javës së 33 të Serisë A.

Ky rezultat i jep mundësinë Napolit që falë fitores 4 – 2 me Udinezen të shkurtojë në 4 pikë diferencën me Juven kryesuese.

Të dielën do të luhet takimi mes Juventusit dhe Napolit që mund të vendosë shumë për titullin kampion. Roma dhe Lacio kanë qëndruar në zonën Champions League pas fitoreve respektivisht 2 – 1 me Xhenoan dhe 4 – 3 me Fiorentinën.

Tv Klan