Provokues e konsideron Departamenti Amerikan i Shtetit vendimin e Turqisë për të hapur 3.5% të Famagustas ose ndryshe Marash në Qipro, e mbyllur në vitin 1974 kur në ishull Turqia ndërhyri ushtarakisht.

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken në një reagim e ka cilësuar të papranueshëm këtë vendim të Presidentit Erdogan pasi është në shkelje të rezolutës së Kombeve të Bashkuara. Sipas Blinken, e cilëson një vendimmarrje të tillë si destabilizuese për rajonin.

Në lidhje me këtë cështje, reagime ka patur edhe në Bruksel.  Përfaqësuesi i lartë i BE, Josef Borrel ka bërë përgjegjëse Turqinë për situatën në Varosha ku në 1974, 39 mijë banorë të zonës e braktisën për t’i shpëtuar luftës.

Shqetësim të thellë për këtë vendim ka shprehur edhe Mbretëria e Bashkuar ndërsa këtë veprim e ka dënuar edhe Ministria e Jashtme greke që i ka kërkuar Turqisë të tërhiqet.

Në Greqi ka patur reagime edhe për deklaratën e Erdogan në Qipro i cili e quajti Kryeministrin grek Mitsotakis si armik të turqve. Kreu i qeverisë greke ka ftuar Erdoganin që të heqë dorë nga kërcënimet dhe provokimet.

Klan News