Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nga spitali Covid 4, në aksin Tiranë-Durrës ka deklaruar se prej ditës së sotme kapacitetet spitalore janë shtuar me 100 shtretër duke vënë në dispozicion edhe strukturën e dedikuar Covid 4 për trajtimin e pacientëve.

Ne kishim bërë pjesë të strategjisë tonë. Ka qenë një punë intensive për venien në punë të këtij spitali. Është një sfidë për të gjithë ne pasi këto janë kapacitete të shtuara në sistemin tonë shëndetësor, ka 100 shtretër, është një spital që nuk është në korpusin tipik të spitaleve tona dhe ndodhet në distancë nga spitalet e tjera“, tha Manastirliu.

Covid 4, do të presë pacientët e përmirësuar pas trajtimit në 3 spitalet Covid.

“Pas trajtimit më intensiv në spitalet Covid, pacientët që përmirësohen do të transferohen në këtë strukturë. Sipas strategjisë vjeshtë-dimër, vijojmë më pas edhe me skenaret e tjerë, me spitalet rajonale”, tha Manastirliu.

Ministrja ka falenderuar stafin mjekësor për gatishmërinë dhe punën e palodhur në këto 9 muaj, duke i konsideruar sfidë muajt e ardhshëm./tvklan.al