Opinion-Hapja e dosjeve të sigurimit të shtetit është një nga çështjet që vijon të mbetet pezull për shoqërinë shqiptare  dhe i takon së shkuarës po aq sa së sotmes. Është një temë që rikthehet në vëmendjen e publikut shqiptarë thuajse çdo vit. Aktualisht në këtë legjislaturë të Kuvendit tre projektligje të propozuara nga Partia Demokratike, Partia Socialiste dhe Partia Demokristiane kërkojnë sërish hapjen e dosjeve të sigurimit.

Dosjet ndahen në dy lloje, dosjet e bashkëpunëtorëve të shtetit që përgjonin dhe informonin sigurimin e shtetit dhe dosjet e personave që ndiqeshin nga sigurimi i shtetit dhe që “kërcënonin” sigurinë në vend. Sipas të dhënave perëndimore Shqipëria ka pasur numrin më të madh të bashkëpunëtorëve dhe të ndjekurve për banorë.

Për të diskutuar lidhur me këtë temë ishin të ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan gjashtë personazhe të cilët kanë lidhje me këtë çështje. Bëhet fjalë për Fatos Klosin ish-shef i SHIK, Fatos Lubonja i dënuar politik për 17 vite, Spartak Braho ish-kryetar i komisionit të ligjeve, dhe deputetët Preç Zogaj, Petro Koci dhe Taulant Balla.

“Termi hapja e dosjeve për mua është lojë e politikës”, tha Klosi.

“Hapja e dosjeve është patjetër edhe lojë politike sepse nuk është ndërmarrë ndonjëherë ndonjë aksion serioz nga klasa politike për të bërë një lloj pastrimi të figurave publike. Të kesh qenë bashkëpunëtorë i një shërbimi do të thotë që ke bërë një jetë të dyfishtë dhe kur futesh në jetën publike që je i detyruar ta rrëfesh atë pjesë dhe nuk  e bën mendoj se nuk e ke realizuar kontratën me publikun. Dosjen për personat që janë në jetën publike duhet të hapen”, tha Koçi./tvklan.al

Të ftuar: Fatos Klosi, Fatos Lubonja, Prec Zogaj, Spartak Braho, Petro Koci dhe Taulant Balla.