Presidenti Bajram Begaj, përshëndeti hapjen e grupkapitullit të dytë të negociatave. Ai tha se ky është hap shumë i rëndësishëm në rrugën e integrimit.

“Një tjetër hap i rëndësishëm në rrugën e integrimit evropian: Hapja e grupkapitullit  2 të negociatave, ‘Tregu i Brendshëm’, në kuadër të Konferencës së katërt Ndërqeveritare Shqipëri-BE. Të vazhdojmë përpara me shumë përkushtim, bashkëpunim, përgjegjësi dhe më shumë punë për të ecur të palëkundur drejt anëtarësimit në BE”, shkroi Presidenti Begaj në rrjetet e tij sociale./tvklan.al