Ndërsa pritet që hapja e kufijve të nisë duke filluar nga data 1 Korrik, në pikëpyetje është vendimi që do të marrë Greqia për kufijtë me Shqipërinë.

Ditën e sotme, ndërsa kanë zhvilluar një mbledhje me kabinet teknik për situatën e shkaktuar nga koronavirusi, zv/ministri grek i Mbrojtjes Nikos Hardalias tha se do të merret një vendim në ditët në vijim.

Ai u shpreh se situata në Greqi nuk është alarmante por nuk duhet ulur vigjilenca, teksa rekomandoi mbajtjen e maskave, krahas larjes së shpeshtë të duarve dhe distancës fizike.

I pyetur nga gazetarët se a do të ketë hapje të kufijve me Shqipërinë, duke i sjellë në kujdese se ditët e fundit në vendin tonë ka pasur shtim të të infektuarve, ai tha se ende nuk ka një vendim për këtë.

Hapja e kufijve deri më tani nuk është në diskutim, nesër do të rishikojmë udhëzimet sa i takon kufijve ajrorë. Kudo që të hapen kufijtë, cilëtdo kufij, do të hapen nën masa të rrepta sigurie. Po ndjekim zhvillimet epidemiologjike të fqinjëve tanë, jemi njoftuar që ka probleme, nuk ka probleme vetëm në Ballkan por edhe më gjerë, por kemi të gjitha mundësitë që të bëjmë vlerësimet e duhura përmes ekspertëve që do na tregojnë se kujt do të jetë nevoja për t’ju bërë teste. Besoj do shkojë çdo gjë mirë, duhet vetëm të ruajmë qetësinë dhe të ndjekim rregullat. Kryesore është shëndeti publik e më pas ringritja e ekonomisë”, u shpreh ai. /tvklan.al