Hapja e kufirit Shqipëri-Kosovë? Rama: Brukseli tha jo, rezultati do të ishte negativ

Hapja e kufirit Shqipëri-Kosovë? Rama: Brukseli tha jo, rezultati do të ishte negativ

10:25 22/02/2020

“Minishengeni e bën integrimin në BE më të lehtë”

Kryeministri Edi Rama ishte pjesë e konferencës “Një kontinent, një ardhme” në kuadër të përfshirjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Kryeministri Rama foli për Minishengenin rajonal, ku tha se është emërtuar keq.

Ai theksoi se Minishengeni rajonal e bën integrimin në BE më të plotë dhe më të lehtë. Rama u shpreh se nisma rajonale dallon me BE-në në faktin që nuk do të duhet konensus mes vendeve për çdo çështje.

“Për të gjithë ata që i janë referuar si minishengen e kanë kuptuar shumë keq sepse nuk është mini, është thjesht në masat reale. Çfarë do përmasash ka rajoni jonë për të siguruar që njerëzit kapitalet mallrat të lëvizin lirisht në gjithë rajon dhe për të hapur një hapësirë të madhe për ekonominë tonë. Është krejt e kundërta e asaj çka është kriticizmi kundër këtij. E bën integrimin në BE shumë më të plotë dhe më të lehtë pasi me aq sa kuptoj nga metodologjia e re ka një element rajonal të përfshirë. Herët a vonë vendet tona do të maten jo vetëm me atë çka bëjnë së brendshmi, por edhe si sillen mes tyre. Ndaj nëse për momentin nuk kemi shans për t’u integruar në BE, kemi mundësi ta bëjmë këtë me rajonin. Është me dobi për të gjitha vendet, është në dobi për  njerëzit, për punonjësit, për sipërmarrësit, për turistët. Nuk është aspak e ngjashme me BE për një pikë, nuk do të na duhet konsensus për gjithkënd. Është e lirë për gjithkënd. Nuk ndërtohet mbi bazën e parimit të konsensusit. Nuk është e thënë që të jesh pjesë dhe të biesh dakord për ço gjë. Çdo vend, apo çdo shtet merr vendimet e veta”, tha Rama.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë tha se Brukseli ka qenë kundër hapjes së kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë. Kryeministri tregoi se Brukseli dha sinjale për të qenë të kujdesshëm për këtë çështje pasi rezultati do të ishte negativ.  

Sipas kryeministrit, në Minishengenin rajonal Kosova mund të vendosë të hapë kufijtë me cilin vend që do. Për këtë, kreu i qeverisë tha se është rënë dakord me Serbinë që të mos vendosë asnjë kusht apo veto.

“Nëse themi që e kemi thënë më përpara se do të hapim kufirin me Kosovën dhe do të kemi lirinë e lëvizjes së njerëzve nuk është programi që do të hidhet poshtë nga Uashingtoni, por është Brukseli që thotë jo. Pra në momentin që ne ishim drejt kësaj rruge në Dhjetor patëm disa sinjale nga Brukseli për të qenë të kujdesshëm që të mos konsideronim asnjë lëvizje të një formë tjetër sepse rezultati do të ishte negativ. Saktësisht për të mos bërë hapjen e kufirit. Pse? Nuk mund ta bësh nëse nuk ke dakordësinë e të tjerëve. Nëse Kosova është pjesë e kësaj nisme, nuk është e detyruar të bëjë të njëjtën gjë me Shqipërinë dhe Serbinë. Është kjo ajo që kemi rënë dakord me Serbinë. Nuk mund të vendosë asnjë veto, asnjë kusht për mënyrën si shtetet e tjera duan të ecin brenda kësaj nisme. Pra t’i thuash kësaj është t’i thuash jo së ardhmes. Jam i sigurt se kjo do të na bëjë bashkë të gjithë ne. Nuk është e thënë të biem dakord për gjithçka. E them mbështetur në këto mosmarrëveshjet e mëdha”, tha Rama./tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi