Ambasadori gjerman thekson nevojën për bashkëpunim në parlamentin e ri

Për ambasadorin gjerman në Shqipëri Peter Zingraf është e vështirë të kthehet një përgjigje nëse negociatat për Shqipërinë do të hapen gjatë këtij viti, megjithatë përpara gazetarëve në Korçë tha se Gjermania do të jetë në mbështetje të plotë të vendit tonë.

“Pyetje 1 milion Dollarëshe. Ne donim, do të punojmë me partnerë dhe ende shpresojmë që do të jetë ajo dritarja e mundësisë.  Ne e kemi të nevojshme, ne duam t’i respektojmë premtimet tona si Bashkim Europian, por nuk varet nga ne, edhe po ne duam të shkojmë atje dhe të bëjmë gjithçka që mundemi me partnerët”

Duke folur më tej për reformën zgjedhore Zingraf tha se ky proces duhet të vazhdojë edhe në shtator me mbledhjen e parlamentit te ri.

“Do të kemi një parlament ndryshe pas rikthimit të opozitës në parlament. Të dy partneret kanë thënë që reforma zgjedhore duhet të vazhdojë pasi ka gjera që nuk janë zgjidhur vitin e kaluar. Secili është shprehur që do të shkojnë pas asaj çfarë ka mbetur mbrapa! Unë do të mirëprisja vazhdimësinë e procesit të kësaj reforme, kjo është çfarë i përket parlamentit”.

Ndërsa mbi reformën në drejtësi ambasadori tha se institucioneve i duhet lënë koha e nevojshme për të sjellë rezultatet e dëshiruara.

Tv Klan