Në prag të publikimit të strategjisë së re të zgjerimit Kreu i Komisionit të Jashtëm në parlamentin evropian David McAllister deklaron për Klan Plus se çështja kryesore është shpejtësia e reformave që do të përcaktojë afatet kohore të anëtarësimit të gjashtë shteteve ballkanike. McAllister jep doza optimizmi për negociatat me Shqipërinë.

David McAllister,  Kreu i komisionit të jashtëm në PE

“Shqipëria po pret me padurim të hape zyrtarisht negociatat e anëtarësimit. Nëse Shqipëria vijon të konkretizojë reformën në gjyqësor, atë anti korrupsion si dhe reformat ekonomike ne jemi gati që procesi të nisë në fund të Qershorit. Shpresojmë që Serbia dhe Mali i Zi të hapë kapituj të tjerë, Maqedonia ashtu si Shqipëria të ketë mundësi të hapë negociatat si dhe progres në rrugën evropiane të Kosovës dhe Bosnjës”.

 Ndërkaq, lidhur me anëtarësimin e Serbisë në BE, McAllister thekson se kjo varet nga marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve si fryt i dialogut Kosovë-Serbi. Ndërkaq vetëm Serbia dhe Mali i Zi kanë të përcaktuar si vit anëtarësimi të mundshëm 2025-n gjë që do të theksohet në fundjavë nga komisioneri Hahn në Beograd dhe Podgoricë.

Burimi: Klan Plus