Hapja e negociatave me BE, Kim: Pasqyron punën e palodhur të qeverisë

Hapja e negociatave me BE, Kim: Pasqyron punën e palodhur të qeverisë

15:17 24/03/2020

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka përshëndetur vendimin e BE për të çelur negociata për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një postim në Twitter, ajo shprehet se ky vendim pasqyron punën e palodhur të qeverisë shqiptare.

“Vendimi i BE për të hapur bisedimet për çeljen e negociatave për Shqipërinë pasqyron punën e palodhur nga qeveria shqiptare dhe njerëzve. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht reformat dhe hapat e tjerë të nevojshëm për të arritur anëtarësimin. Urime dhe sukses!”. /tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi