Shtetet anëtare të Bashkimit Europian do të shtyjnë të martën (18 Qershor) vendimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, me shumë gjasa deri në Shtator, thanë zyrtarë dhe diplomatë të BE-së për “EURACTIV”, duke nënvizuar se pothuajse të gjithë kryeqytetet evropiane janë të përgatitur t’i japin dritën jeshile Shkupit, ndërsa Tirana ngec në dritën e kuqe të pak vendeve.

Shkrimi i publikuar këtë të hënë nga “EURACTIV”, rrjetin e pavarur mediatik pan-europian të specializuar në politikat e BE,  mban firmën e Jorge Valero.

Vitin e kaluar 28 shtetet anëtare të BE ranë dakord se unioni do të vendoste këtë Qershor nëse do të nisje bisedimet e anëtarësimit me dy vende Tani kjo shikohet si një test besueshmërie për BE-në në Ballkanin perëndimor dhe përtej. Komisioni Europian rekomandoi në Maj në nisë negociatat, duke pasur parasysh që Maqedonia e Veriut kanë përmbushur kërkesat. Me hapjen e bisedimeve, procesi do të zgjasë për shumë vite dhe anëtarësimi nuk është i garantuar.

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme megjithatë nuk do të vendosë për këtë çështje të martën, teksa Gjermania nuk është e gatshme të marrë një pozicion, duke qenë se nuk ka përfunduar procesin e brendshëm në parlament. Si rezultat, zyrtarët dhe diplomatët e BE-së i thanë “EURACTIV” se vendimi do të shtyhet, me shumë gjasa për në Shtator.

Ndërkohë, burimet thanë për “EURACTIV” se po del në pah që ka konsensus në rritje për t’i dhënë dritën jeshile Maqedonisë së Veriut, ndërsa Shqipëria po lufton të arrijë unanimitetin e kërkuar mes 28 shteteve anëtare.

Shkupi vlerësohet në veçanti për arritjen e marrëveshjes historike me Greqinë mbi emrin, një çështje që ka bllokuar progresin për shumë vite. Një diplomat tha se në mesin e shumicës se vendeve në favor të një përfundimi pozitiv (rreth 15 qeveri europiane), vetëm Italia këmbëngul në mbajtjen bashkë të dy vende.

Ndarja e dy vendeve duket gjithnjë e më e mundshme teksa disa prej skeptikëve më të mëdhenj të zgjerimit, veçanërisht Holanda dhe Gjermania, janë gati të japin bekimin e tyre për Maqedoninë e Veriut.

Të mërkurën e kaluar, parlamenti holandez miratoi një rezolutë tepër kritike ndaj Shqipërisë, në veçanti sa i përket korrupsionit dhe krimit të organizuar. Por, asnjë shqetësimin nuk është ngritur për Maqedoninë e Veriut.

Në këtë sfond, një diplomat i BE-së fitoi përshtypjen se Haga nuk do të refuzojë hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut, kur çështja u diskutua nga ambasadorët e BE-së javën e kaluar.

Burimi tha se diskutimi i ambasadorëve ishte i gjatë e i vështirë, por sipas një ambasadori tjetër Shqipëria ngecej në dritën e kuqe të qeverisë holandeze.

Johann Waderphul, një deputet i CDU-së në Bundestagun gjerman, është cituar nga një gazetë maqedonase të ketë thënë se grupi i tij do të miratonte hapjen e negociatave me BE-në në fund të muajit Shtator.

Vetëm Franca, kundërshtari tjetër i madh, po rikonsideron pozicionin. Një diplomat francez tha për “EURACTIV” se ata po reflektojnë nëse do të ndjekin Holandën sa i përket Maqedonisë së Veriut.  Ndërsa në rastin e Shqipërisë, hapja e procesit cilësohet ende si “e parakohshme”, tha burimi.

Parisi dhe Presidenti Emmanuel Macron në veçanti, këmbëngul se BE-ja duhet të forcohet para se të zgjerohet. Një tjetër diplomat shpjegoi se Parisi dhe Komisioni “kishin çelësin” për Maqedoninë e Veriut, teksa do të jenë ata që do të vendosin nëse do të ndajnë trajtimin e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut.

Një zyrtare e BE-së këmbënguli se Komisioni nuk do të bëjnë një propozim të tillë dhe se “topi është në fushën e Këshillit”. Në një intervistë për “EURACTIV” javën e kaluar, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, pranoi se problemi më i madh ishte ndarja nga Shqipëria.

“SHqipëria ësht ënë rrëmujë. Opozita ka braktisur institucionet dhe situata po bëhet më e tensionuar”, tha ai.

Kryeministri Shqiptar, Edi Rama po ashtu vizitoi Brukselin javën e kaluar për të garantuar gatishmërinë e vendit të tij. “Mendoj se është koha që Europa të bëjë atë që presim pas realizimit të kërkesave – të njohë meritën tonë dhe të ndezë dritën jeshile për negociatat e anëtarësimit”, tha Rama pas takimit me Presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, në Bruksel.

Sipas “EUROACTIV”, data e hapjes së negociatave mbetet po ashtu një çështje në diskutim. Shumica e vendeve, Komisioni Europian dhe Shërbimi për Veprimin e Jashtëm Evropian janë në favor të hapjes së procesit sa më parë të jetë e mundur. Ndërsa Franca, Holanda dhe Danimarka argumentuan se u duhej më shumë kohë të aksesojnë opinionin e Komisionit para se të marrin një vendim.

Zyrtarët evropianë shpjeguan se opsionet në tryezë lidhur me datën janë “sa më parë të jetë e mundur”, “jo më vonë se Shtatori”, ose të dyja tok.

Kjo nënkupton se vendimi mund të merret në Korrik, Gusht ose Shtator, me këtë të fundit që është edhe muaji më i mundshëm. Për disa prej vendeve në favor të hapjes së negociatave, mospërfshirja e një date do të ishte e papranueshme dhe shumë e paqartë.

Ndërkohë, grupi “miqtë e zgjerimit” ka shtuar presionin ditët e fundit për të kundërshtuar rezistencën ekzistuese. Një grup prej 13 shtetesh, (Estonia, Lituania, Letonia, Republika Çeke, Polonia, Sllovakia, Hungaria, Bullgaria, Italia, Austria, Kroacia, Sllovenia dhe Malta) lëshuan një deklaratë të përbashkët më 11 Qershor duke rikonfirmuar angazhimin e BE-së për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Deklarata është përshkruar nga një diplomat si një thirrje në favor të nisjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Suedia, Greqia dhe Britania e Madhe, të cilat nuk e nënshkruan letrën, po ashtu ishin për një rezultat pozitiv në favor të Tiranës dhe Shkupit gjatë takimit të ambasadorëve të BE-së javën e kaluar. /tvklan.al