Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj reagoi në rrjetet sociale pasi pasardhësi i tij deklaroi se qeveria do të heqë taksën 100% ndaj Serbisë.

Haradinaj e quan Albin Kurtin mashtrues dhe thotë se u dorëzua përpara Serbisë. Sipas ish-kreut të qeverisë ky vendim është fillimi i kthimit të Rusisë dhe Serbisë në Kosovë.

“Sonte Albin mashtruesi u dorëzua para Serbisë. Ky është fillimi i kthimit të Serbisë dhe Rusisë në Kosovë. Albin mashtruesi nga sot je përgjegjës për ripushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia. Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj”, shkruan Haradinaj.

Kryeministri Albin Kurti në një deklaratë për shtyp këtë të enjte deklaroi se nga 15 Marsi do të hiqet taksa 100% ndaj Serbisë. Në përgjigje, Kurti tha që pret që Serbia të heqë dorë nga fushata e saj për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës./tvklan.al