Ka dhjetë vjet që qytetarëve të Kosovës u është premtuar disa herë liberalizimi i vizave.

“Kosova është vendi i vetëm në rajon që nuk ka liberalizim të vizave me BE-në, përderisa shtetet fqinje ka një dekadë lëvizin pa viza”.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se gjërat kanë ndryshuar për të mirë, pas qëndrimit të qartë të Gjermanisë pro liberalizimit të vizave.

Taulant Kryeziu nga instituti EPIC mendon se përveç Gjermanisë, rol të rëndësishëm në këtë proces ka edhe Franca dhe Holanda. Premtimet për 10 vjet radhazi për liberalizim vizash më shumë i konsideron deklarata politike.

Analistja Besa Luzha shpreson se votimi për liberalizim vizash për Kosovën do të ndodhë menjëherë pas zgjedhjeve në BE.

“Pavarësisht izolimit të gjatë nga BE-ja Kosova e ka në kalendarin zyrtar të festave Ditën e Evropës”.

Tv Klan