Haradinaj- Clintonit: Trenat e vdekjes u ndalën nga ju zoti President (Video)

Haradinaj- Clintonit: Trenat e vdekjes u ndalën nga ju zoti President (Video)

13:01 12/06/2019

Kryeministri Ramush Haradinaj gjatë fjalës së tij në 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës, deklaroi se trenat e vdekjes u ndalën nga ish Presidenti Clinton.

“Në këtë shesh ka qenë kënaqësi me ec lirshëm pas të gjitha vuajtjeve që ka kaluar vendi ynë. Spastrimi etnik dhe trenat e vdekjes u ndalën nga ju zoti President! Ju me avionët e jetës i ndalët trenat e vdekjes dhe e ndalët spastrimin etnik. Sot një popull i rilindur iu falënderon përjetë. Sot shteti i Kosovës është vlerë e re në rajon dhe është vlerë e shtuar në botë. Sot Kosova është atdheu i të gjithë neve që jetojmë në Kosovë”

Paqen e bëjnë të guximshmit dhe ne guxojmë me u pajtuar me Serbinë. Populli ynë guxon me u pajtuar me Serbinë. I bëjmë thirrje popullit të Serbisë edhe Presidentit Vuçiç që ta njohë Kosovën si të pavarur në kufijtë e vet në mënyrë që ne që qeverisim të punojmë më shumë. Të fokusohemi tek vendet e punë për qytetarët tanë, në mundësinë për jetë, në qeverisjen më të mirë , në luftimin e korrupsionit dhe në forcimin e rendit dhe ligjit në mënyre që brezave të tjerë tu lëmë liri. Tu lëmë respektin dhe jo luftën për territore dhe kufij. Kosova është e gatshme me u pajtuar dhe si e tillë i bën thirrje Serbisë për pajtim”, tha Haradinaj gjatë 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

/tvklan.al

LAJMET

Klinika
Klinika
Të ngjashme

KPT
KPT
UKT