Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk e sheh si kërcënim për Kosovën vizitën e Presidentit të Francës, Emanuel Macron në Serbi.

Ai thotë se kjo vizitë nuk i ndryshon raportet Francë-Kosovë.

E ka pranuar se Kosova ka presion të vazhdueshëm për heqjen e taksës, por sipas tij kjo nuk do të ndodhë derisa nuk arrihet marrëveshje për njohje reciproke Kosovë-Serbi.

“Kosova nuk është mirë të japë shembuj të dorëzimit ose të nënshtrimit në fazat finale, sepse nëse jepet atëherë kërkesat do të rriten për kompromise më të mëdha.”

Gjatë një vizite që i ka bërë komunës së Vushtrrisë, Haradinaj ka përmendur çështjen e liberalizimit të vizave për të cilën tha se do të ndodhë shpejt.

Tv Klan