Haradinaj këshillon Kurtin: Mos e hiq taksën ndaj Serbisë

Posta

Haradinaj këshillon Kurtin: Mos e hiq taksën ndaj Serbisë

14:38 06/11/2019

“Lista Serbe duhet të jetë pjesë e qeverisë së re”

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka disa këshilla për pasuesin e tij në qeveri, që pritet të jetë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. E sugjeron që të mos e përjashtojë Listën Serbe nga qeveria, ndërsa thotë se taksa duhet të mbetet në fuqi.

Ai e ka përshëndetur idenë e dy partive që synojnë të formojnë koalicion qeveritar LVV-së dhe LDK-së për zvogëlimin e numrit të ministrive, ndërsa thotë se VV-ja ka dëshirë t’i atribuojë vetes meritokraci.

Në zgjedhjet e 6 Tetorit, sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje është fituese e tyre derisa rezultatet përfundimtare pritet të publikohen nesër, në rast se nuk ka ankesa lidhur me administrimin e numërimin në QNR.

Ndërsa nevojtet edhe rreth një javë kohë për t’u certifikuar ato. Kosova para një muaji mbajti zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi