Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar në rrjetet sociale pasi u konfirmua aktakuza ndaj Kadri Veselit.

“Ishim bashkë në kohët e vështira, jemi bashkë edhe sot”, shkruan Haradinaj në Facebook, ndërkohë që postimin e shoqëron me një foto me ish-kryeparlamentarin.

Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzën ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Kadri Veseli.

Ka qenë vetë Kadri Veseli që ka njoftuar se është njoftuar ditën e djeshme. Përmes një deklarate ai thotë se është informuar nga Zyra e Prokurorit të Dhomave të Specializuara dhe se do të udhëtojë vullnetarisht drejt Hagës që t’u përgjigjet këtyre akuzave./tvklan.al