Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar bashkërendim të aktiviteteve Kosovë Shqipëri në mënyrë që të forcohen më shumë raportet ndërmjet dy vendeve.

Gjatë takimit që ka pasur me një delegacion të partive opozitare nga Shqipëria të kryesuar nga Fatmir Mediu, Haradinaj i ka njoftuar ata për progresin që ka bërë Kosova.

Ndërsa ka thënë se bashkëpunimi ndërmjet spektrit politik të Kosovës me atë të Shqipërisë në të gjitha periudhat ka qenë i frytshëm, pavarësisht orientimeve partiake.

Ka falënderuar Shqipërinë për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë për Kosovën në çdo etapë të zhvillimit të saj.

Delegacioni i partive opozitare nga Shqipëria ka takuar edhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Bashkëbiseduesit shtruan nevojën e një bashkëpunimi më të thellë në të gjitha fushat ndërsa u tha se e ardhmja e të dy vendeve është në Bashkimin Evropian.

Për raportet Kosovë Shqipëri, Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur edhe gjatë homazheve në Deçan. Ai ka thënë se nuk lejojnë ndarjen e shqiptarëve ndërsa rënia e vëllaut të tij Luanit në kufirin shqiptaro-shqiptar tha se është dëshmi për këtë.

Tv Klan