Shqetësimet e kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev në

bisedën telefonike me dy komedianët rus për planet për ndarje të Kosovës kanë

zgjuar reagime edhe në Kosovë. Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj thotë se

askush nuk mund të cenojë integritetin territorial të Kosovës.

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës. Jemi bashkë dhe jemi të fortë! Askush nuk do të na ndajë. Sovranitetin, integritetin dhe paprekshmërinë e Kosovës, do ta mbrojmë me çdo çmim”, ka shkruar shkurt Haradinaj në Facebook.

Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar largmin e presidentit Hashim Thaçi.

Deputeti Rexhep Selimi thotë se kjo bisedë dëshmon më së

miri për planet dhe marrëveshjet eventuale me Serbinë që po vazhdojnë të jenë

të fshehta dhe kundër interesit të shqiptarëve të Luginës.

Kryeministri Zaev shprehet si i informuar mirë me planet

që kanë të bëjnë me ndarjen e Kosovës dhe lidhët me deklaratat e Thaçit në

lidhje me këtë . Duke mashtruar popullin e vet, Thaçi duke bërë marrëveshje të

fshehta ai po vazhdon të shtyj agjendën e ndikimit të Moskës në rajon e Kosovë.

Sipas Selimit zgjedhjet janë mënyra e vetme që të largohet një gjendje e tillë nga vendi.

Tv Klan