Gjatë pjesëmarrjes në debatin e organizuar në Prishtinë nga “Instituti Epik” në 3-vjetorin e “Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit”, ka pasur përplasje verbale mes Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe Shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova.

Mediat kosovare raportojnë se kreu i ekzekutivit Haradinaj është shprehur qartë se përfaqësuesja e lartë e BE-së, Frederica Mogherini ka dëmtuar dialogun Kosovë-Serbi dhe ka shkaktuar traumë politike duke devijuar dialogun.

Kjo deklaratë erdhi pasi Apostolova tha se taksa 100%  ndaj produkteve serbe, ka shkaktuar vështirësi në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit. Sipas saj taksa është shkelje e MSA-së dhe e bën Kosovën një vend më pak tërheqës për tregti.

Në fund të fjalës ajo i ka kërkuar Kryeministrit Haradinaj që të rishqyrtojë vendimin për taksën./

abcnews.al