Haradinaj pranon rezultatin e zgjedhjeve

Haradinaj pranon rezultatin e zgjedhjeve

13:42 08/10/2019

Aleanca për Ardhmërinë e Kosove ka pranuar rezultatin zgjedhor, ku kjo parti siguroi 11,53% të votive, sipas KQZ-së pas numërimit të 99.10% te vendvotimeve – rrjedhimisht është radhitur partia e katërt politike në nivel vendi për zgjedhjet parlamentare të 6 Tetorit.

Në një konferencë për media kreu i kësaj partie Ramush Haradinaj tha se nuk e kontestojnë rezultatin.

“Ne e pranojmë këtë rezultat zgjedhor, nuk kërkojmë rinumërim dhe nuk e kontestojmë këtë rezultat. Nëse dikush ka vërejte e ka lirinë e ankesës mirëpo ne nuk kërkojmë rinumërim e as përmbysje të rezultatit përmes rivotimit, sepse mendojmë që është e padrejte me e rëndu një sukses kaq të madh të demokracisë tonë”.

Ai uroi të gjitha partitë tjera për suksesin e treguar zgjedhor, por pati një koment për të parin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

“Ndoshta e dini mendimin tim për liderin e Vetëvendosjes. Për fat të keq mendoj se nuk është ajo që është premtuar dhe ekziston mundësia reale e një mashtrimi, e një zhgënjimi të qytetarëve pikërisht me fituesin. Por, kjo i mbetet të ardhmes, shpresoj që unë jam gabim”.

Sa i përket mundësive të koalicionit për qeverinë e ardhshme Haradinaj theksoi se nëse dikush do i çojë përpara temat për të cilat do të angazhohet AAK-ja do ta kenë përkrahjen e tyre, në të kundërtën do të jenë opozitë.

Lidhur me taksën 100% për produktet nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, Hardinaj i bëri thirrje qeverisë së ardhshme që të mos e largojnë atë.

“Po i lus me e lanë taksën le ta vendosin edhe reciprocitetin por mos ta largojnë taksën”.

Haradinaj tha se aktualisht presin t’i kenë 14-15 deputetë dhe se do të vazhdojnë bashkëpunimin me partnerin e koalicionit PSD. /klankosova


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori