Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj e ka prezantuar si arritje të Qeverisë dyfishimin e pagave për zyrtarët qeveritarë. Ka premtuar se rritje të pagave do të ketë edhe për mjekët dhe arsimtarët pasi të miratohet ligji për Nivelizimin e Pagave.

“Pagat në sektorin publik janë rritur. Jemi në proces me Ligjin për nivelizimin. Do të ketë rritje edhe për mjekët dhe arsimtarët. Gjyqtarët dhe Prokurorët kanë pasur rritje me rritjen e fundit

”, ka thënë Kryeministri.

Me këtë rast, Haradinaj ka konfirmuar se pagat e zyrtarëve të Qeverisë, Prokurorisë dhe Gjykatave do të merren me rritje, ashtu siç kishte vendosur para gjashtë muajsh. /

klankosova