Haradinaj: Referendumi për bashkim me Shqipërinë nuk është kërcënim për askënd



Haradinaj: Referendumi për bashkim me Shqipërinë nuk është kërcënim për askënd

10:49 20/01/2021

Ramush Haradinaj vijon t’i qëndrojë idesë që ka hedhur për një referendum për bashkim kombëtar me Shqipërinë. Si kandidat për President i Kosovës dhe si drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haradinaj i është drejtuar strukturave të partisë së tij në Drenas duke thënë se Kosova nuk do të qëndrojë duarkryq nëse vazhdon të qëndrojë e izoluar nga BE-ja dhe do të organizojë referendum. Sipas tij, bashkimi kombëtar nuk është kërcënim për askënd.

“Shpjegova për rrezikun që Kosova të mbetet në pozita të njëjta për shumë vite në vijim, e rrethuar dhe e izoluar. Edhe pse ne kemi orientimin tonë euroatlantik, nuk jemi pa opsion, nëse kjo gjendje e Kosovës do të vazhdojë me tendenca që të zgjatet deri në pafundësi. Opsioni tjetër, do të jetë Referendumi i organizuar për bashkimin tonë më Shqipërinë, sepse ne nuk do të qëndrojmë duarkryq. Ky nuk është kërcënim për askënd, por thjesht Kosova e ka të domosdoshme anëtarësimin në NATO, qoftë si shtet i pavarur, qoftë si e bashkuar me Shqipërinë”, tha Haradinaj.

Më herët, në lidhje me këtë deklaratë të Haradinaj reagoi edhe Presidenti serb, Aleksandër Vuçic, sipas të cilit nga kjo ide nuk kërcënohet vetëm Serbia, por Evropa dhe mbarë bota./tvklan.al






Të ngjashme