Haradinaj takohet me Palmer

Haradinaj takohet me Palmer

17:06 26/09/2019

“SHBA mbështet dialogun pa kushte me Serbinë”

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj thotë se ka marrë përkrahje nga SHBA-ja për dialog pa kushte me Serbinë. Në takimin që pati me Zv/Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mathew Palmer, i cili është emëruar i dërguar posaçëm për Ballkanin, Haradinaj thotë se do të ketë kornizë të qartë për formatin dhe temat që do të bisedohen me Serbinë.

“Rikthimi në tavolinën e dialogut pa kushte dhe me afat dhe kornizë të qartë, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është rruga e vetme që dy shtetet përafrohen me strukturat euro-atlantike. Caktimi i Zëvendësndihmës Sekretarit, Matthew Palmer si i dërguari i posaçëm për këtë temë, nga Departamenti i Shtetit, është sinjal i mbështetjes së vazhdueshme për Kosovën nga SHBA-ja. Në takim me Palmer, në New York, theksova edhe njëherë se Kosova është e gatshme dhe e përkushtuar për marrëveshjen ligjërisht obligative, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues”.

Një ditë më parë, Presidenti Hashim Thaçi ka takuar Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Philip Reker. Gazetari Muhamet Hajrullahu thotë se këto takime tregojnë rolin kyç që do të ketë SHBA-ja në dialogun Prishtinë-Beograd.

Dialogu Prishtinë-Beograd është stopuar pas taksës 100% që qeveria e Kosovës i ka vënë produkteve serbe ndërsa SHBA-ja insiston që menjëherë pas krijimit të qeverisë së re të mos humbet kohë për rinisjen e dialogut.

Tv Klan




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi