Amadea nuk e fsheh nervozizmin

Sot në “Love Island Albania”, një sërë ngjarjesh kanë përfshirë vilën. Haris dhe Erida po zhvillojnë një takim romantik dhe duket se biseda po ecën mirë për të dy. Ndërkohë një fotografi nga takimi dërgohet në vilë nëpërmjet një mesazhi. Kaq ka mjaftuar që Amadea të shqetësohet dhe të lëvizë e nervozuar nëpër vilë. Asgjë nuk e qetëson Amadean, asnjë fjalë dhe asnjë shaka.

Në mbrëmje, teksa të gjithë festojnë në vilë, kanë ardhur Erida dhe Haris të cilët janë kapur dorë për dore. Amadea përpiqet që të ruajë qetësinë, ndërsa Harisi për pak harron që ta përqafojë. Haris tregon për takimin e tij me djemtë ndërsa Erida merret në pyetje nga vajzat, të cilat i kanë sytë tek Amadea. A do të bëjë ajo ndonjë pyetje për rivalen e saj?

Pas bisedave, Haris është përballur edhe me Amadean, e cila ka qenë shumë e drejtpërdrejtë. Sikur të mos mjaftonte takimi jashtë vilës, edhe një takim i dytë zhvillohet midis Eridës dhe Harisit, ku të dy qartësojnë idetë e tyre për të qenë të hapur për njëri-tjetrin.

Në fund të bisedës, Erida i kërkon ndihmë Harisit që nuk refuzon dhe kjo nuk kalon pa pasoja për Amadean. Por si vazhdon kjo histori mbetet për t’u parë nesër në orën 18:20.

Tv Klan