Nuk po gjejnë më ushtarë. Rekrutime nëpër burgje

Territorin e gjerë prej 8 mijë kilometrash katrorë që rusëve iu desh 5 muaj ta vinin nën kontroll në Harkiv, ukrainasit e morën prej 5 ditë. Kjo hartë e BBC-së tregon qartë sipërfaqen në rajonin verilindor ku ukrainasit zbrapsën në mënyrë të rrufeshme atë që renditej mes ushtrive më të fuqishme të botës, duke u dhënë atyre një prej goditjeve më të rënda në fushëbetejë, që pas luftës së dytë botërore.

E teksa ushtria ukrainase po rivendos kontrollin në zonat ku dëboi rusët, varre masive janë zbuluar përreth qytetit të Iziumit. Autoritetet ukrainase thonë se aty janë përsëritur krimet kundër civilëve, siç ndodhi në Buça pas largimit të rusvë. Ekspertët e kriminologjisë thonë se kanë zbuluar deri në 25 trupa në të njejtin varr, të cilët tashmë do t’iu nënshtrohen ekspertizave.

Humbjet e mëdha në njerëz që u kanë shkaktuar ukrainasit të pajisur me armë bashkëkohore perëndimore, i ka bërë rusët të përballen me mungesa të theksuara trupash ushtarake. Moska ka hedhur sytë nga të burgosurit për t’i shfrytëzuar në ushtri. Në këtë video shfaqet në një burg në Rusi, komandanti i divizionit famëkeq mercenar Vagner, Jevgeni Prigozhin, njeri i afërt i Putinit. Ai u thotë të burgosurve se shkuarja në luftë është shpresa e vetme e tyre për liri, pavarësisht rrezikut të lartë se mund të mos kthehen më gjallë.

Tv Klan