Margot Robbie është shkëputur nga roli i saj si Harley Quinn. 31-vjeçarja ka luajtur famëkeqen e çmendur në tre filma të “DC Comics” në pesë vitet e fundit dhe ka konfirmuar se do të pushojë momentalisht nga karakteri pas filmave “Birds of Prey” dhe “Suicide Squad”.

“Ishte pak si pa shkëputje xhirimi i ‘Birds’ dhe më pas i kësaj, kështu që vendosa të largohesha pak nga Harley sepse ajo është rraskapitëse. Ka kaq shumë burime në personalitetin e saj sa është një eksplorim i pafund”, tha ajo për “Entertainment Weekly”. “Nuk e di se kur do ta shohim sërish. Jam po aq e intriguar sa të tjerët”, shtoi ajo.

Robbie tha se në filmat e tjerë Harley është më e pavarur pasi nuk kapet më pas Joker-it.

Në filmin e parë të ‘Suicide Squad’ ajo është plot vetëbesim dhe kokëfortësi, sepse e dinte që kishte mbrojtjen e Joker-it. Bënte diçka dhe mendonte se do t’ia hidhte pasi ai do ta nxirrte brenda sekondit. Ndërsa në ‘Birds of Prey’ ajo ishte e trembur dhe mendonte se nuk do t’ia dilte”.

Margot shprehet se vihet re një rritje në karakter e personazhit që ajo portretizon, sidomos në filmin e ri. “Në këtë film, koha ka kaluar, nuk lidhet direkt me filmat e tjerë, por është diçka me të cilën Harley nuk ndeshet më. Ajo nuk pret më të shfaqet Mr.J dhe nuk mendon nëse do të mundet t’ia dalë e vetme. Ajo e di”.

Filmi do të shfaqet në kinematë botërore më 5 Gusht./tvklan.al