Të gjitha fjalët dhe thashethemet që lidhja e tyre mbaroi pa nisur mirë, Kanye West dhe Irina Shayk i kanë rrëzuar të gjitha.

Sipas “TMZ”, burime pranë çiftit kanë konfirmuar se ata e kaluan fundjavën e Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve së bashku në San Francisko dhe as nuk u përpoqën të fshiheshin sepse darkuan në një restorant të famshëm.

Më pas, Kanye fluturoi për të parë shfaqjen e “Balenciaga” gjatë Javës së Modës në Paris. Arsyeja e vërtetë pse Irina nuk iu bashkua reperit ishte thjesht ngaqë ai nuk e ftoi. Rezultoi një udhëtim pune, në të cilin ai shkoi në Paris dhe u kthye në SHBA në të njëjtën ditë.

Spekulimet se udhëtimi pa Irina-n ishte për shkak të ftohjes mes tyre rezultuan të pavërteta – po ndodh krejtësisht e kundërta dhe marrëdhënia po nxehet gjithnjë e më shumë./tvklan.al