Një rrëfim i tillë pritet të jetë një bombë e vertetë për Pallatin Mbretëror

Qëkur janë larguar nga Pallati Mbretëror, çifti i famshëm Meghan Markle dhe Princ Harry kanë shmangur intervistat për mediat.

Së fundmi ata kanë deklaruar se do të rrëfejnë shumë të pathëna duke përfshirë edhe ato brenda Mbretërisë si dhe jetën e tyre në Amerikë. Duka dhe Dukesha e Sussex-it do të intervistohen për rreth 90 minuta nga Oprah Winfrey.

Mirëpo kjo gjë nuk është pritur fare mirë nga Pallati Mbretëror, brenda të cilit ka filluar të ndihet edhe tensioni. Madje Meghan dhe Harry mund të humbasin privilegjet mbretërore pas njoftimit se intervista e tyre do të jetë një bombë e vërtetë.

Lajmi për intervistën ekskluzive të çiftit më të përfolur mbretëror, me prezantuesen e njohur amerikane, Oprah Winfrey, e cila ishte e ftuar edhe në dasmën e tyre në Maj të vitit 2018, vjen vetëm dy ditë pasi Meghan dhe Harry e bënë të ditur lajmin se janë në pritje të fëmijës së dytë. Ata tashmë e kanë një djalë së bashku, Archie, i cili lindi më 6 Maj të 2019.

Burime pranë pallatit bëjnë të ditur se do e shikojnë me shumë interes intervistën e çiftit dhe mundet që pas saj ata të mos i kthehen më kurrë detyrave të tyre në mbretëri.

Meghan dhe Princ Harry u transferuan në Kaliforni me djalin e tyre vitin e shkuar pasi u larguan nga familja mbretërore. Sipas asaj që raporton Sky News Harry me shumë gjasë mund të humbasë titujt ushtarakë, nga Unioni i Futbollit Rugby dhe Maratona e Londrës, ndërsa Meghan duhet të heqë dorë nga roli që ka në Teatrin Kombëtar në Londër i cili iu dha në vitin 2019.

Klan News