Dokumentari “Heart of Invictus” përmban aktivitetet e tyre filantropike

Princ Harry dhe Meghan Markle nënshkruan një kontratë 150 milionë dollarëshe me platformën Netflix për të dokumentuar aktivitetet e tyre filantropike dhe të bamirësisë.

Projekti i parë është thuajse gati dhe titullohet “Heart of Invictus”. Dokumentari me disa seri që do të trajtojë garën e veçantë “Invictus Games”, e themeluar në vitin 2014 dhe ka për qëllim të ndihmojë veteranët e luftës që vuajnë ende pasojat fizike dhe psikologjike.

“Heart of Invictus” do të ketë në qendër të saj atletët të cilët përgatiten për lojërat e radhës në Hagë më 2022 dhe ka për qëllim t’ju tregojë njerëzve historitë e garuesve.

Megjithatë projekti ka ngritur shumë polemika sepse çifti që u largua nga oborri mbretëror britanik, duke shtruar si një prej arsyeve kryesore, ruajtjen e privatësisë, ka pranuar të xhirojë një “reality show” për jetën e tyre.

Klan News