Mund të kishte qenë surpriza e radhës në Botëror, por këmbëngulja e Harry Kane i dha fitoren Anglisë. Sulmuesi shënoi që në minutën e 11. Surprizë ishte barazimi i Tunizisë. Sasi nuk gaboi. Anglia u orvat deri në fund të gjente golin e fitores, por ishte edhe e pafat. Ishte sërish Kane që në minutën e 91 u gjend në vendin e duhur duke e çuar në rrjetë topin e pritur nga portieri tunizian.

Megjithëse me pak vështirësi në pjesën e parë të takimit, Belgjika e fitoi ndeshjen me Panamanë madje me rezultat bindës. 3-0 fituan flamandët me golat e Driis Mertens dhe Romelo Lukaku.

Edhe pse konsiderohet një skuadër pretendente, Belgjika nuk u shfaq e tillë. Përpara kishte Panamanë debutuese në Botëror dhe pritej të ishte shumë me lart. Belgët treguan probleme në fushë me mungesë dialogu mes futbollistëve gjatë aksioneve. Golat erdhën si rezultat i talentit individual të lojtarëve.

Tv Klan