Kapiteni i Anglisë ka një vlerë prej 150 milonë Paund

Sulmuesi Harry Kane ia ka bërë të qartë klubit të Tottenham se ai kërkon që të largohet nga ekipi.

Drejtuesit e klubit anglez kanë nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin e yllit të “tre luanëve”. Kjo tregon se ata janë dorëzuar dhe se do ta lënë të lirë 27-vjeçarin.  Edhe pse dëshira është e madhe që qendërsulmuesi të rrijë te “Spërsat”, drejtuesit e dinë mirë se do të jetë një mision shumë i vështirë.

E vetmja gjë që mund të bëjnë, është që të përfitojnë financiarisht sa më shumë.  Në garë për anglezin janë Manchester United, Manchester City dhe Chelsea. Mediat angleze shkruajnë se midis përfaqësuesve të klubeve dhe lojtarit ka pasur kontakte. Por edhe PSG-ja është në garë për shërbimet e tij.

Por Tottenham e lë të lirë futbollistin vetëm nëse paguhet 150 milionë Paund.

Kejn preferon që të vazhdojë të luajë në Premier League dhe ai të mbyllë transferimin përpara se të grumbullohet me kombëtaren e Anglisë pjesëmarrëse në kampionatin evropian.

Kapiteni i Anglisë ka etje për trofe dhe me Tottenham e ndien se nuk do të mund të realizojë dëshirën e tij.  Kejn ka shënuar 200 gola me Tottenham, por nuk ka fituar asnjë trofe.

Klan News