“Ata që planifikojnë dhurata për vogëlushen, t’i dërgojnë  paratë  për organizatat e bamirësisë”

Duka dhe Dukesha e Susexx kanë një kërkesë të veçantë për vajzën e tyre të porsalindur. Princ Harry dhe Meghan Markle zbuluan lajmin se kanë mirëpritur vogëlushen Lilibet Diana ditën e Dielë, dhe me këtë rast kanë kërkuar  nga ata që dëshirojnë të bëjnë  dhurata për vogëlushen, të dhurojnë para për organizatat e bamirësisë.

Për ata që pyesin për dërgimin e dhuratave, ne do të kërkojmë që të mbështesni për të mësuar më shumë rreth këtyre organizatave që punojnë për gra dhe vajza: Girls Inc, Harvest Home, CAMFED dhe Myna Mahila Fondacioni“, thuhet në mesazhin e tyre. Harry dhe Meghan më parë ofruan personalisht 130.000 dollarë për fondacionin CAMFED për arsimin e vajzave afrikane.

Mbretëresha Elizabet reagoi për ardhjen në jetë të stërmbesës së saj të 11-të, Lilibet Diana. Familja mbretërore postoi foton nga dasma e Meghan-it dhe Harry-t ndërsa shkruan se mbretëresha është shumë e lumtur me lajmin e lindjes së Lilibet, e cila mban edhe emrin e saj.

Urime Dukës dhe Dukeshës së Sussex për lindjen e Lilibet Diana! Mbretëresha, Princi i Uellsit dhe Dukesha e Cornwall dhe Duka dhe Dukesha e Kembrixhit janë shumë të lumtur me lajmin”, shkroi familja mbretërore.

Klan News