Një raport i organizatës britanike Knowledge Action Change (KAC) mbi zhvillimin e kontrollit të duhanit nga OBSH-ja nxjerr në pah disa të dhëna mjaft domethënëse. Si përshembull, se pavarësisht gjithë përpjekieve për kontrollin e duhanit, ende 1,1 miliardë njerëz nëpër botë pinë cigare. Ka prova nga testime të pavarura shkencore që tregojnë se produktet e nikotinës me risk të reduktuar, janë më të sigurta sesa cigarja. Shumë njerëz që pinë cigare, e lënë duke përdorur këto produkte. E megjithatë, OBSH-ja dhe organizatat e lidhura me të, janë ende të angazhuara në një luftë kundër këtyre produkteve që në fakt, mund të ndihmojnë reduktimin e dëmit.

Ky raport, i cili u drejtua nga Dr. Harry Shapiro, u publikua pas Konferencës së Nëntë të Palëve nga  Konventa Kuadër e OBSH-së (FCTC) për Kontrollin e Duhanit. 

“Lufta për të reduktuar tetë milionë vdekje të lidhura me cigaren në vit është duke u minuar në mënyrë aktive nga OBSH-ja dhe institucioni ndërkombëtar i kontrollit të duhanit. Së bashku, ata po luftojnë luftën e fundit kundër industrisë së duhanit – për të larguar vëmendjen nga provat se produktet më të sigurta të nikotinës mund të japin një kontribut të rëndësishëm në uljen e numrit të vdekjeve.”, deklaroi Dr. Shapiro në lidhje me raportin e udhëhequr prej tij.

Të enjten, i ftuar për të folur në Forumin për Reduktimin e Dëmit të organizuar nga Integra Africa, Dr. Harry Shapiro u ndal gjithashtu tek raporti i KAC.

“Reduktimi i dëmit të cigares mbetet një fushë shumë e debatuar. Pas takimit të FCTC vitin e kaluar në Gjenevë, ne publikuam raportin “Të luftojmë luftën e fundit: OBSH-ja dhe Kontrolli Ndërkombëtar i Duhanit”. Përfundimi që nxorëm përmes këtij raporti është se ata që janë në vijën e parë, paguajnë çmimin e injorancës dhe arrogancës.”

“Cilado qofshin pikëpamjet në lidhje me shëndetin publik, të gjithë jemi pjesë e kontrollit të duhanit. Unë kritikoj publikisht institucionin ndërkombëtar të kontrollit të duhanit, të cilat përjashtojnë përdorimin e alternativave me risk të reduktuar, si një metodë për reduktimin e dëmit.”

Sipas Harry Shapiros, nëse shifrat tregojnë qartazi se nuk ka reduktim të numrit të njerëzve që pinë cigare, ndërsa cigarja vazhdon të mbetet një prej shkaqeve kryesore të vdekjeve të parandalueshme, do të thotë se politikat e ndjekura deri më tani nuk janë të duhurat.

“Mendoj se mund të thuhet lirisht se, cilado qofshin politikat e aplikuara për reduktimin e dëmit në nivel botëror, ato nuk po funksionojnë.”

Dr. Shapiro përmendi edhe rastin e lobimeve të organizatave të Bloomberg-ut, lidhjet e të cilave me qeveritarë të shteteve të ndryshme janë bërë publike disa herë, duke vërtetuar përfshirjen në luftën kundër industrisë së duhanit dhe duke hedhur poshte avancimin teknologjik që kjo e fundit ka sjellë në lidhje me produktet e nikotinës me risk të reduktuar. 

“Nëse duam vërtet t’i ndihmojmë njerëzit që pinë cigare, duhet t’u ofrojmë akses drejt alternativave me risk të reduktuar.”