Filmi ‘Don’t worry darling’ pritet të dalë në kinematë amerikane më 23 Shtator

Harry Styles përveçse një emër i njohur në fushën e muzikës po spikat edhe në aktrim. Ai është një nga  personazhet kryesorë në filmin “Don’t worry darling”.

Por pas rolit të mrekullueshëm fshihen edhe shumë orë punë. Mësohet se është dashur një punë e madhe për ta përgatitur artistin për skenat e dashurisë me partneren e tij në film  Florence Pugh sepse ai ka kaq shumë tatuazhe.

Ish-anëtari i grupit muzikor “One Direction”, ka gjithsej 60 tatuazhe. Artistët e grimit duhej të mbulonin me make up të gjitha tatuazhet e artistit një proces i cili zgjati jo pak, por plot 3 orë.

Filmi ‘Don’t worry darling’, drejtohet nga e dashura e këngëtarit Olivia Wilde.

Thrilleri psikologjik vendoset gjatë viteve ‘50 dhe flet për një amvisë që jeton me burrin e saj në një komunitet eksperimental utopik. Ajo fillon të shqetësohet se kompania ku punon bashkëshorti i saj mund të fshehë sekrete të errëta. Kjo kompani është pikërisht që  ka ndërtuar këtë komunitet.

“Don’t worry darling” do të jetë në kinematë amerikane më 23 Shtator.

Klan News