“Ika prej tyre, pasi Meghan mund të vetëvritej”

Një tjetër rrëfim i princit Harry trondit familjen mbretërore britanike. 36-vjeçari rrëfen për gazetaren e famshme Oprah Winfrey, arsyet pse braktisi Britaninë e Madhe me bashkëshorten e tij Meghan Markle. Në një cikël intervistash që nisin të transmetohen këtë të Premte, Herri thotë se ai dhe bashkëshortja ndiheshin gjithë kohës të kontrolluar, në kurth e të frikësuar nga media dhe nga mënyra se si funksionon familja mbretërore. Mes kësaj situate ai rrëfen edhe frikën më të madhe.

“Meghan vendosi të ndajë me mua mendimet e saj për t’u vetëvrarë dhe mënyrat se si praktikisht do ta bënte këtë gjë. Më e frikshmja ishte se ajo nuk vuante nga probleme mendore. Ishte plotësisht e shëndetshme, por këto mendime e zgjonin natën. Por ajo ç’ka e ndali atë ishte se mendoi se sa e padrejtë do të ishte kjo pas asaj që më ka ndodhur me nënën time”, tha ai. 

Ndërsa vëllai më i madh, Princi Willam në një intervistë për Reuters, akuzon gazetarin e BBC Martin Bashir se në intervistën e vitit 1995, i kishte nxjerrë nënës së tij të ndjerë, Princeshës Dajana, të dhëna bombë për lidhjen e saj jashtëmartesore përmes shantazhit dhe mashtrimit.

“Në këndvështrimin tim, në atë intervistë ajo ka qenë krejtësisht e ndikuar për ato që tha. Kjo intervistë pati ndikimin më të madh në përkeqësimin e marrëdhënies mes prindërve të mi. Gabimet e BBC-së ndikuan që ajo të bëhej e frikësuar, paranojake dhe e izoluar, me aq sa mbaj mend nga viti i fundit i jetës së saj”, tha ai.

William thotë se ishte pikërisht frika nga paparacët që çoi në aksidentin fatal po atij viti, ku ajo humbi jetën bashkë me partnerin Dodi Alfajed.

Tv Klan