Mediat britanike kishin shpresuar për një afrim të Harry-t me familjen mbretërore

Sëmundja e Mbretit Charles u pa si një mundësi nga mediat britanike që Princ Harry të afrohej me familjen mbretëtore dhe të pajtoheshin një herë e mirë. Pavarësisht vizitës së fundit së këtij të fundit për t’i qëndruar pranë babait të tij i cili së fundmi u diagnostikua me sëmundjen e kancerit, nuk ekziston asnjë mundësi që ai mund të rifitojë privilegjet mbretërore.

Gjatë udhëtimit të tij të fundit në Londër, Harry thuhet se shprehu gatishmërinë për të rifilluar detyrat mbretërore nëse i kërkohet, duke pasur parasysh pozicionin e mëparshëm si i pesti në radhën e fronit. Megjithatë, duket se një skenar i tillë nuk ka gjasa të realizohet.

Kështu shkruan tabloidi britanik “Daily Mail” që thekson se familja mbretërore britanike mbetet e vendosur në qëndrimin e saj në lidhje me largimin e Princit Harry nga detyrat mbretërore pas martesës me Meghan Markle .

Që nga viti 2020, si Harry ashtu edhe Meghan janë shprehur publikisht për vendimin e tyre për t’u tërhequr nga detyrat mbretërore për shkak të tensioneve me familjen. Marrëdhënia mes Harry-t dhe familjes së tij ka qenë e tensionuar që nga intervista e bujshme me Oprah Winfrey në 2021.

Klan News