Harta e shfaqur në Konventën Ndërkombëtare të Turizimit të organizuar në vendin tonë ku Kosova nuk shfaqej si shtet i pavarur, ka ngjallur mjaft diskutime në publik.

Së fundmi, në lidhje me këtë ka reaguar Kryeministri i vendit Edi Rama, i cili përmes një postimi në Twitter ka shkuar se nuk ua kontrollojnë hartën të ftuarve.

Kryeministri Rama ka bërë të ditur se hartën e prezantimit e shfaqur në Konventën e Turizmit e ka shfaqur presidenti i gjigandit spanjoll Melia Group, teksa ka shtuar se “dihet se ashtu e ka Spanja hartën e rajonit” dhe se “nuk i ka ardhur asgjë e keqe kombit nga dalja 1 minutë e asaj harte”.

Kinse patriotët kanë gjetur punë sot duke u marrë me një hartë të prezantimit të presidentit të gjigandit spanjoll Melia Group në konventën e turizmit, ku mungonte Kosova! Dihet që Spanja ashtu e ka hartën e rajonit po asgjë e keqe s’i erdhi kombit nga dalja 1 minutë e asaj harte!

Shqipëria s’është Irani ku të ftuarve në konferenca ndërkombëtare u kontrollohen prezantimet dhe as konventa s’ishte sheshbeteja diplomatike për njohjen e Kosovës nga Spanja! E keqja kombit tonë i vjen bash nga ata që merren tërë ditën me kësi luftrash pa lidhje mes shqiptarësh”, shkruan Kryeministri Rama./tvklan.al

Në foto: Harta e shfaqur në Konventën Ndërkombëtare të Turizimit