Harvey Weinstein çlirohet nga një akuzë

Robin Wright flet për marrëdhënien me Kevin Spacey

Producenti i famshëm hollivudian Harvey Weinstein është shpallur i pafajshëm për akuzën e tretë për ngacmim seksual.

Ai u paraqit të hënën në gjykatën e New York, ku u deklarua i pafajshëm edhe për dy rastet e para. 66-vjeçari është denoncuar nga më shumë se 70 gra, akuza të cilat çuan në krijimin e lëvizjes #MeToo. Weinstein përballet me një dënim deri në 25 vjet burg nëse shpallet fajtor për dy rastet e para.

Duket se po merr të njëjtën kthesë edhe situata e Kevin Spacey, i akuzuar edhe ai për ngacmime seksuale. Partnerja e tij  në serialin House of Cards, Robin Wright, e përshkroi aktorin si njeri me të cilin ka patur një eksperiencë të shkëlqyer pune.

“Ne ishim bashkëpunëtore dhe kurrë nuk jemi shoqëruar jashtë punës. Më ka respektuar shumë, kishim marrëdhënie shumë të mira profesionale, kjo është eksperienca ime personale”.

Pyetjes nëse vendimi për përjashtimin e tij nga seriali ishte i drejtë, aktorja tha se nuk dinte t’i përgjigjej, duke lënë të kuptohej se ishte një pasoje e tronditjes së momentit.

Tv Klan

Kategori
ShowBizTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*














Emisione