Kandidatët: Zgjedhjet janë të pabarabarta, largimi i Bashës sjell ringritjen e PD-së

“Grupi për PD” dolën me pesë kërkesa për mënyrën e mbajtjes së zgjedhjeve për kreun e PD më 13 Qershor. Ndër to, anëtarët e këtij grupimi kërkojnë rikthimin e kandidaturës së Ibsen Elezit, por edhe deklarimin e burimeve financiare të Lulzim Bashës.

Ndërsa kandidatja për kreun e PD Edith Harxhi sfidoi Lulzim Bashën në një debat publik.

“Debatin publik doja ta bëja me Lulzim Bashën, por fatkeqësisht ai e ka refuzuar diçka të tillë, i bëj thirrje përsëri dhe e sfidoj që të gjejë ai vendin, arenën  apo strukturën e Partisë Demokratike, ku ai dëshiron ta bëjë këtë debat politik”, është shprehur Edith Harxhi.

Ish-presidenti Bujar Nishani e cilësoi hipokrizi qëndrimine  Bashës ndaj vendimit  të DASH për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Zoti Basha duke përdorur emrin e kryetarit të Partisë Demokratike ëshët treguar hipokrit sepse u mbështet kryesisht tek kërkesa për transparencë për këtë çështje. Çdo qytetar i këtij vendi ka të drejtën e zotit për të kërkuar transparencë. Por zoti Basha dhe unë për shembull që jemi bashkëpuntorë të zotit Berisha, jemi të qartë, mendoj që transparencën duhet ta bëjë zoti Basha para shqiptarëve”, është shprehur Nishani.  

Nga selia blu nisi fushatën zgjedhore dhe kandidati Fatbardh Kadilli, i cili shpalosi programin e tij për ringritjen e Partisë Demokratike.

“Kryetari është udhëheqësi politik i partisë për 4 vjet, mandati i kryetarit mbaron ditën që shpallet rezultati i zgjedhjeve që ose ai është kryeministër ose ikën. Administrimi i partisë duhet bërë jo më nga kryetari dhe nga kryetarët e vegjël, por nga një këshill të urtësh me një mandat 6-vjeçar që kapërcen mandatin e kryetarit. Legjitimimimi i fraksioneve, çdo anëtar mund të krijojë partinë e vetë në thonjëza”, është shprehur Kadilli.

Kadilli tha se gara e 13 Qershorit për kreun e Partisë Demokratike nuk është e barabartë për aq kohë sa Lulzim Basha është ende drejtues I kësaj force politike, pasi në këtë mënyrë ndikon në votimin e anëtarësisë.

Klan News