Gjatë takimeve të zhvilluara në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Shqipëria si vend kryesues i Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore rikonfirmoi angazhimin e saj për të përshpejtuar procesin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani u shpreh se rëndësia e bashkëpunimit rajonal shërben për të arritur zhvillimin ekonomik dhe sigurimin e një të ardhmeje më të mirë.
Igli Hasani, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme: Ka më shumë gjëra që na bashkojnë sesa ato që na ndajnë, dhe ne duhet të përfitojmë nga mundësitë që na presin.
Po ashtu, Ministri Hasani nënvizoi se avancimi i qëndrueshëm i procesit të integrimit evropian mbetet një prioritet kyç i kryesimit shqiptar të Nismës së Evropës Qendrore.
Klan News