Tirana nuk ia doli të festojë titullin, por tek bardheblutë ka vend për festë! Florent Hasani është fituesi i Këpucës së Artë të kampionatit për sezonin 2022-2023. Sulmuesi i kryeqytetasve ishte padyshim zbulimi i këtij edicioni, teksa gjatë këtij viti kalendarik, arriti që të shfrytëzojë në maksimum largimin e Xhixhës për të treguar potencialin e tij. 26-vjeçari shënoi 12 prej 16 golave të total gjatë vitit 2023, për të merituar plotësisht trofeun individual të Këpucës së Artë.

Një sukses i jashtëzakonshëm për Hasanin, i ardhur tek Tirana nga kampionati hungarez në fillim të sezonit. Me ngjyrat bardheblu, Hasani u transformua totalisht, pasi përjetoi sezonin më të mirë në karrierën e tij.

Gara për trofeun prestigjoz individual ka qënë e fortë, ndikuar kjo edhe nga largimi i dy goleadorëve në merkaton e janarit, Xhixhës drejt Qarabakut dhe Skukës drejt Metz. Hasani duelojë me Victor Da Silvën e Partizanit për këtë trofe, me brazilianin që shënoi 13 gola, por nuk arriti t’i rrëmbejë titullin kundërshtarit. Sezon mjaft të mirë dhuroi edhe Nonato i Erzenit, pasi shënoi 11 gola, duke ndihmuar shijakasit të provojnë qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar përmes finales së play-out.

Në kuotën e 11 golave e mbyllën sezonine dhe Dwamena i Egnatias dhe Guindo i Laçit, për ta hapur kështu mundësinë e një lamtumire të mundshme nga Superliga në merkaton e verës.

Klan News