Investimi në axhendën e “Grave, Paqes dhe Sigurisë” mbetet një përparësi për politikën e jashtme shqiptare. Nga Këshilli i Sigurimit ku mori pjesë në debatin e hapur, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani tha se për të përforcuar zërin e gruas në zonat e prekura nga konflikti lind nevoja e ndarjes së burimeve financiare.

“Në mënyrë efikase duhet të avancohet alokimi i fondeve dhe burimeve të mjaftueshme financiare për mbështetjen e aktivisteve gra të paqes, veçanërisht për ato që veprojnë në zona konflikti. Është e rëndësishme të vendosen kuota dhe ato duhet të jenë më shumë se 50%. Është e domosdoshme që të shfrytëzohen teknologjitë e reja për t’i dhënë forcë zërit të grave në proceset e paqes”.

Në prag të 25 vjetorit të rezolutës 1325, për axhendën e Grave, Paqes dhe Sigurisë, e cila sanksionon që një e treta e pjesëmarrësve në proceset e ndërmjetësimit dhe paqes të jenë gra, Hasani tha se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në fuqizimin e tyre dhe promovimin e barazisë gjinore.

Tv Klan